Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve edukative dhe informuese, i ka pritur në një vizitë rreth 140 nxënës dhe mësimdhënës të një shkolle.
Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se kjo vizitë u realizua në objektet e Policisë së Kosovës, respektivisht në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
“Me këtë rast fëmijët përveç pyetjeve të shumta që kanë pasur për zyrtarët policor të cilët ndër të tjera u kanë shpjeguar atyre se edhe si mund të mbrohen ata dhe nga rreziqet e mundshme, si aktivitet shtesë fëmijët kanë ndjekur një film vizatimor të shkurtër në lidhje me rolin e policit”.
“Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen e fëmijëve me punën e policisë dhe rëndësinë së saj, po ashtu të njëjtit patën mundësinë të mësojnë për rolin e policëve në ruajtjen e rendit dhe ofrimin e sigurisë, si dhe për pajisjet e përdorura gjatë punës së përditshme policore si vetura, motorë etj…”,t huhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndër tjera u shtua se fëmijët mësuan gjithashtu se si mund të komunikojnë me policinë në raste emergjente dhe rëndësinë e ndihmës që ofrojnë ata për qytetarët.