Policia e Kosovës ka uruar festën e Vitit të Ri për qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Policia ka bërë thirrje për kujdes në përdorimin e mjeteve piroteknike.
“Ju inkurajojmë të festoni me kujdes dhe respekt për njëri-tjetrin. Kujdesuni për sigurinë tuaj, shmangni përdorimin e mjeteve të rrezikshme piroteknike, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe mos drejtoni automjetin nën ndikim të alkoolit. Bashkërisht, për një fundvit të qetë dhe të sigurt!”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.
