Procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende.
Megjithatë, konfirmimi se kjo procedurë do të fillojë sot është marrë nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se numërimi do të nisë në qendrat komunale të numërimit të votave.
Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë, do të bëhet edhe numërimi i votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta, si dhe votave me kusht.
Gjithashtu, bëjmë me dije se policia është autorizuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të nisur një hetim lidhur me rënien e sistemit të KQZ-së që ka ndodhur në datën 9 shkurt, gjatë ditës së zgjedhjeve.
