Plenkoviq: Kosova shtet i njohur ndërkombëtarisht është realitet, nuk shoh ndonjë skenar që kjo do të rrënohej

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti ka folur për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe njohjet që Kosova ka marrë si shtet, shkruan Gazeta Express.

Plenkoviq ka thënë se Kosova shtet i njohur ndërkombëtarisht është realitet dhe që s’sheh ndonjë skenar që një gjë e tillë të rrënohej. Tutje Plenkoviq ka thënë se ajo që është e rëndësishme është që raportet mes shteteve që kanë dalë pas shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë të rregullohen në mënyrë përmbajtjesore dhe pa konflikte, me respekt të ndërsjellë.

Kryeministri kroat ka thënë se pa një gjë të tillë, mund të ketë kthim mbrapa dhe në një kontekst tjetër, për të cilin thotë se askush s’ka apetit.

“Kosova si shtet është i njohur ndërkomëbtarëisht është tashmë realitet, nuk shoh ndonjë skenar që kjo do të rrënohej. Tani ajo që është e rëndësishme, është që raportet mes shteteve që kanë lindur nga rrënimi I Ish Jugosllavisë, të rregullohen në mënyrë përmbajtjesore pa konflikte, me respekt të ndërsjellë. Pa këtë, kthehemi në një kohë dhe kontekst tjetër, që jam i bindur që askush s’ka apetit për gjëra të tilla. Mu për këtë, kjo marrëveshje e Brukselit që e përmendi Kurti është kualifikuar në një numër aktorësh dhe kanë thënë se kjo çon në një njohje de-facto. Kemi mandatin e ri në BE, kryetarin e ri të Këshillit Evropian dhe kemi marrëdhënie të reja. Këto procese kanë fituar më shumë intensitet dhe besoj që do të ketë përparim, por që s’kemi iluzione që kjo të rregullohet brenda natës, e di dhe kryeministri Kurti. Është me rëndësi që procesi të jetë paqësor dhe që të ketë qasje pragmatike, për këtë qëndrojmë fuqimisht”, ka thënë Plenkoviq./GazetaExpress/