Petrovci: Dy veta më shanë tuj hy në barnatore, nuk u afruan se i kisha rrehë – unë jam i fortë

Ai thotë se ia ka kërkuar RTK-së materialin e plotë, por se televizioni publik nu kia dha. “Por, ushtarët që kanë shku me luftu, e kanë kry obligimin e vetë, janë kthy nëpër zanatet e veta, shumica mos të flas, kanë vdekë, kanë mbetë invalid, por të tjerët janë kthy në punët e veta. Materialin e kanë shkëputë, nuk po them që e kanë bë me qëllim, unë ia kam kërku materialin RTK-së, nuk ma kanë dhanë. Thanë: është pronë e RTK-së, nuk ma kanë dhanë.

50% e atyre që më kanë kontaktu, kanë qenë ish-ushtarë të UÇK-së dhe më kanë përkrahë”, thotë Petrovci. Ai ka thënë se pas këtij rasti, është kërcënuar në një moment, që siç rrëfen në një emision televiziv shqiptar, e thirrën teksa aktori ‘po hynte në barnatore’

“Më kanë gjujtë tuj ecë ma kanë gjujtë kerrin me diçka të madhe, tuj hy në barnatore dy veta më shanë, unë nuk hyna në barnatore, u ktheva, cka po doni ju?
Ejani këtu, afrohuni. Nuk guxunë me u afru, se t’ishin afru, isha rrehë me ta, i kisha rrehë normalisht, se unë jam i fortë. Ose më kishin rrehë. Po s’ka rëndësi ajo”, tha ai.