Personi i kërkuar nga policia arrestohet në Aeroport

Një person i kërkuar nga policia, me urdhëresë të gjykatës, është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti më pastaj është dërguar për ta vuajtur dënimin.

“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.