Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk dëshiron të përzihet në në përplasjen e re të LDK-së në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai nuk ka dashur të komentoi këtë debat.
“Nuk dëshiroj të involvohem në këtë temë”, ka thënë Mustafa për gazetën Insajderi.
Dje, kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar lideshipin e LDK-së për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit. Ai ka vlerësuar se kësaj partia i duhet një lindership i ri.
Kjo ka bërë që shumë zyrtarë të LDK-së t`i reagojnë ish-kryeministrit të Kosovës.