Përfundon në paraburgim vushtrriasi që gjuajti me armë pronarin e lokalit që iu lëshua me qira

Për rastin e të shtënave me armë në Stanovc të Vushtrrisë, është mbajtur seanca dëgjimore ndaj personit të dyshuar, ku Prokuroria Themelore në Mitrovicë ushtroi kërkesë për caktimin e masës së sigurisë. I dyshuari doli par Gjykatës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Incidenti ndodhi pasditen e 10 dhjetorit, për çka Sinjali raportoi me detaje për arrestimin e Shaip Malokut, i cili u denoncua nga pronari i lokalit ku zhvillonte biznesin e tij.

Maloku dyshohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me dëmtimin e lokalit, kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës, por nuk e kishte qëlluar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari u arrestua dhe u ndalua për 48 orë, ku brenda afatit ligjor u kërkua masa e paraburgimit.

Maloku është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit, ku do të qëndrojë për 1 muaj.