Përditësohen sërish të dhënat e KQZ-së, ndryshon pak përqindja te partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar sërish të dhënat e saj, ku tani del se përqindja tek partitë politike ka ndryshuar.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje pati dje 40.80% të votave, ose 342 mijë e 281 vota kurse në përditësimin e sotëm VV-ja del me 342 mijë e 254 vota, apo një rënie e lehtë në vota.

Partia Demokratike e Kosovës tani del të jetë rritur në 22.05% apo nga 184 mijë e 811 në 184 mijë e 936 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka 17.64% ndërsa dje pati 17.63%. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, LDK-ja ka 147 mijë e 928 vota.

Kurse përqindja e koalicionit AAK-Nisma nuk ka ndryshuar, mbetet e njëjtë me 7.42% apo 59 mijë e 888 vota.

Albert Krasniqi, nga Demokracia plus ka treguar se si do të ndahen 100 ulëset e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë.

Krasniqi bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 47 ulëse në legjislaturën e nëntë, prej tyre do të jenë 28 burra dhe 19 gra.

Tutje ai tha se Partia Demokratike do të ketë 25 deputetë, 17 burra e tetë gra.

Ndërkaq LDK do t’i marrë 20 ulëse, prej tyre 14 do të jenë burra dhe gjashtë gra.

E AAK- Nisma do t’i ketë tetë deputetë, pesë burra dhe tri gra./Lajmi.net/