Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë.
Pas përditësimit të të dhënave për 99.96 për qind të votave, tani dihet pothuajse numri përfundimtar i votave të kandidatëve për kryeministër.
Sipas këtij rezultati, kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 290729 vota.
Pas tij, renditet kandidati për kryeministër i PKD-së, Bedri Hamza, i cili ka marrë 164368 vota.
Në vendin e tretë është kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 126 280 vota.
Kurse, në vendin e tretë është kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, 42658 vota.