Për herë të parë në Shqipëri, mbahet Olimpiada Matematikore

Në këtë olimpiadë kanë marrë pjesë 111 studentë nga 27 universitete nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Turkmenistani.

Për Ardian Naco, kryetar i shoqatës shqiptare të matematikës organizimi i kësaj olimpiade nuk ka qenë e lehtë por që ia dolën, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur për nivelin e studentëve shqiptarë në këtë olimpiade ai tha se ka nevojë për pjesëmarrje të vazhdueshme në nivele të tilla

Një nga studentet ekselente nga Turqia, tregon se është habitur me nivelin e studentëve shqiptarë në këtë fushë

Mbrëmë në teatrin” Andon Zako Çajupi “është organizuar ceremonia e shpërndarjes së medaljeve për studentët më të mirë në këtë olimpiade, por që studentët shqiptarë nuk u vlerësuan me asnjë medalje.