Pedri: Flick, përgjegjës për atë që po ndodh

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka folur hapur për ndikimin e trajnerit Hansi Flick në skuadër, duke theksuar se ai ka sjellë një stil të ri loje dhe është përgjegjës për ndryshimet që po ndodhin.

“Flick ka përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh. Ai ka imponuar një mënyrë të ndryshme loje nga ajo që kishim vitin e kaluar, veçanërisht në lidhje me vijën mbrojtëse dhe presionin që ushtrojmë”, tha Pedri.

“Ai na ka imponuar mënyrën e tij të garimit”, ka vijuar Pedri.

Aktualisht Barcelona është në luftë për tripletë, pasi është lidere në La Liga, si dhe ka prekur gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.