PDK pret në iftar delegacionin e BIK-ut: Periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se kanë pritur në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo është një periudhë e çmuar e vitit.

Tutje, ai ka thënë se uron që ky muaj të sjellë paqe, begati e harmoni për secilën familje.

Postimi i plotë:

Sot, sipas traditës, pritëm në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërrnava.

Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si shoqëri.

Muaji i bekuar i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm bukën, por edhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Uroj që ky muaj të ketë sjellë paqe, begati dhe harmoni për çdo familje!