Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, do të dalin përpara trupit gjykues të hënën, pasi Gjykata Speciale ishte në pushim dimëror për tri javë.
Seancat do të rikthehen në orarin e tyre të rregullt, nga e hëna në të enjten, me fillim nga ora 09:00.
Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve.
Ky vendim është marrë më 6 janar, ndërsa mbrojtja do të ketë mundësinë t’i marrë në pyetje dëshmitarët përkatës.