Partitë politike zbarkojnë nëpër shkolla: Takim zgjedhor në Viti me mesazhe ironike mbi dyert e klasave

Partitë politike vazhdojnë të mbajnë tubime zgjedhore nëpër shkollat e Kosovës.

Dje, një takim u mbajt nga kandidatët e Vetvendosjes për deputetë të rajonit të Gjilanit në një shkollë, raporton Demokracia.com.

Shkrimi mbi një derë të klases bëri tërheqjen më të madhe, ku shkruhej “Ndalohet hyrja e prindërve në klasa për shkak të zhurmës”.

Vitia udhëheqet nga LDK-ja, por në shkolla është e dukshme edhe prezidenca e VV-së. Kandidatët për deputet nga komuna e Vitisë, si Arsim Ademi, Nijazi Isaku, Mirlind Tushukaj Sadiku, Imri Demelezi, dhe Ismajl Kurteshi nga komuna e Gjilanit, mbajtën një takim të hapur me banorët e fshatit Skifteraj, i cili u organizua në ambientet e shkollës. /Demokracia.com/