Partia e Pecit dhe Gërvallës po shuhet, pas Ferizajt, një degë tjetër merr vendim për bojkotim

Pak orë pas publikimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, partia e Donika Gërvallës dhe Faton Pecit ka marrë goditjen e radhës.

Pas dorëheqjes së degës së Ferizajit, vendimin e njëjt e ka marrë edhe dega e Guxo në Pejë.

Në vendimin e siguruar nga Indeksonline thuhet se është vendosur unanimisht që të mos të dalin në zgjedhje fare.

Në vendim përmenden edhe pakënaqësitë e shumta dhe vendimet e njëanshme të marra nga Faton Peci dhe Donika Gërvalla.