Parashutistë italianë testojnë procedura shpëtimi natën, KFOR-i thotë se po e rrisin aftësinë për reagim në situata emergjente

Ushtarë italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë kryer stërvitje shpëtimi natën në kampin “Villaggio Italia”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s publikoi disa fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi se ushtarët testuan “procedurat e shpëtimit”.

“Parashutistët italianë simuluan një prishje automjeti për t’i testuar procedurat e shpëtimit, duke përmirësuar gatishmërinë dhe duke rritur aftësinë për të reaguar ndaj zbatimit të papritur të planeve të përshtatshme emergjente”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i përsëriti si gjithmonë se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, KFOR-i përsëriti se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).