Paraqitet në Gjykatën e Posaçme Ajola Xoxa

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme.

Ende nuk dihet përse Xoxa është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme.

Rikujtojmë se javën e kaluar, të premten, ajo është paraqitur në SPAK, njofton TopChannel, transmeton Klankosova.tv.

Ajola Xoxa u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitje të vendosur nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.