Një situatë shqetësuese ka lindur pranë Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ku nxënësit janë dëshmitarë të pamjeve të vështira, si bartja e kufomave nga një xhami e afërt.
Atyre po iu ndodhë të shohin procesin e larjes dhe transportimit të kufomave, një skenë që ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri te fëmijët e vegjël, njofton Klankosova.tv.
Hasan Ismajli, ansambleist i AKK-së, ka theksuar në një intervistë me gazetaren Blerina Doshlaku, për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, shqetësimin e thellë për këtë situatë dhe ka kërkuar që autoritetet përkatëse të ndërmarrin hapa për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe të shëndetshëm për fëmijët.
