Stafi i kompleksit sportiv ka tentuar ta ndihmojë të riun, por ai nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë në sallë. Lufta u zhvillua më 31 mars në kompleksin sportiv Batyr.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë një nga pjesëmarrësit e kampionatit Nomad MMA. Atij i është dhënë ndihma e parë nga stafi mjekësor, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, por i riu nuk ka mundur të shpëtojë”, thuhet në komunikatën e organizatës Nomad MMA.Ata gjithashtu shtuan se para fillimit të turneut, trajneri i tij ka treguar një certifikatë mjekësore që konfirmon gatishmërinë e garuesit për të luajtur në turne.
Videoja shqetësuese është shfaqur në rrjetet sociale, por për ta parë atë nevojitet konfirmim i moshës.Ndryshe, Nomad MMA është një stil kazak i arteve marciale të përziera, në të cilat luftëtarët konkurrojnë në kontakt të plotë, duke përdorur teknika goditëse me duar dhe këmbë, si dhe teknika mundje. Më shumë se 300 atletë morën pjesë në turne.
KLIKO KETU PER VIDEO