Vdekja e 17-vjeçarit: Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

Në ditën e Kurban Bajramit, familja e të ndjerit Geltian Shala, i fali gjakun e djalit të tyre familjes Krasniqi. 17-vjeçari humbi jetën tragjikisht si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Grazhdanik të Prizrenit. Sipas gazetarit korrespodent, Nuhi Salihu, ceremonia e faljes së gjakut u mbajt në shtëpinë e familjes Shala. “Akti i…

Read More

Kurti: Kurban Bajrami është ftesë për secilin që të angazhohet për barazi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët në festën e Kurban Bajramit. Ai ka bërë thirrje për solidaritet, teksa ka thënë se kjo festë përkujton rëndësinë e të dhënit dhe ndarjes me njëri-tjetrin. “Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin….

Read More

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar myslimanët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ajo ka përcjellë urime për paqe, harmoni dhe begati. Osmani ka thënë se Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore. “Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj…

Read More

Sot mot me diell

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Read More

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban-Bajramin

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban-Bajramit. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Namazi i sabahut falet në orën 04:20, ndërsa namazi i Kurban-Bajramit në orën 05:35. Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e…

Read More

Myftiu Tërnava propozon banesa falas për familjet me katër ose më shumë fëmijë: Rënia e natalitetit, alarm kombëtar

Ruajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit ishte thirrja e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur gjatë manifestimit qendror të Kurban Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Duke apeluar për familje më të mëdha, ai i propozoi Qeverisë së Kosovës që t’iu jap falas nga një shtëpi të gjitha familjeve që…

Read More

KOSTT reagon pas shpërfaqjes së skandalit të transmetuar në “Debat Plus”: Garancia e pagesës nuk është lëshuar ende

Pas debatit të sontëm(e enjte) në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku u ngritën shqetësime rreth lidhjeve mes anëtarëve të Bordit të KOSTT-it dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfshirë zëvendëskryeministra, ministra dhe figura të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar vetë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT. Në një komunikatë për…

Read More

Avokati i Popullit: Liberalizimi i tregut energjetik pa parapërgatitje krijon tendenca të monopolit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se liberalizimi i tregut të hapur të energjisë elektrike po që se ndodh pa parapërgatitje dhe pa masa të përshtatshme për krijimin e një faze të lehtë tranzitore për bizneset, krijon tendenca të monopolit në treg.  Ai ka shtuar se kjo përkthehet në rritje të çmimeve për konsumatorët,…

Read More

AAK: Institucionet janë shndërruar në vegla të një partie, demokracia në rrezik

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar me një deklaratë politike ndaj, siç e quan, degradimit të institucioneve shtetërore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Në deklaratën e AAK-së thuhet se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës janë praktikisht të bllokuara dhe janë shndërruar në instrumente propagandistike të një partie të vetme. AAK…

Read More