Deklarim i pazakontë – Rruga 126 metra katrorë hyn në pasuritë e kryetarit të Mamushës

Në një deklarim të pasurisë që tërheq vëmendjen, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulladi Krasniç, ka listuar një rrugë si pjesë të pasurisë së tij të paluajtshme. Rruga, e cila përfshin një sipërfaqe prej 126 metrash katrorë dhe ka një vlerë të deklaruar prej 1 mijë e 500 eurosh, figuron në listën e pasurive të…

Read More

Autoritetet e Bosnjës arsyetojnë numrin e vogël të policëve gjatë tentimit për arrestimin e Dodikut

Nga Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftuan më 24 prill se në përpjekje për të arrestuar një ditë më parë presidentin e entitetit të Republika Sërpska (RS), Millorad Dodik, kanë angazhuar “një numër të vogël zyrtarësh policorë me rroba civile”. Nga kjo agjenci shtuan se kjo u bë “me…

Read More

Minatorët e Kishnicës pezullojnë grevën e nisur dy ditë më parë, presin nivelizim të pagave

Pezullohet greva e minatorëve në flotacionin e Kishnicës, dy ditë pasi kishte nisur si shkas i pakënaqësisë me pagat e paekzekutuara të muajit mars. Pavarësisht se po në ditën e nisjes së grevës, minatorëve iu kishin ekzekutuar pagat, ata kishin vazhduar për grevë për plotësimin e kërkesave të tjera. Pezullohet greva e minatorëve në flotacionin…

Read More

57 vota për Albulena Haxhiun, a do të jetë ky skenari i seancës nesër në 10:00?

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive. Siç edhe njoftoi dje kryesuesi Dehari, ajo do të mbahet nesër nga ora 10:00. Dje dështoi për të tretën herë votimi i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Partitë opozitare kanë deklaruar tashmë se Haxhiun nuk e mbështesin për këtë post, ndërsa nga VV kanë thënë…

Read More

Dehari i VV e tregon planin për nesër – s’ka takim konsultativ, s’ka ndërruar as emri për kryeparlamentar

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës. “Nuk ka ndërruar emri”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari. Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit…

Read More

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre dhjetëra milionëshe

Këngëtarja dhe njëherësh aktorja, Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck, raportohet se janë në një mosmarrëveshje lidhur me mënyrën e menaxhimit të shitjes së rezidencës së tyre martesore në Beverly Hills, Kaliforni, e cila është në treg prej gati nëntë muajsh. Sipas burime për TMZ, Affleck, është shprehur i gatshëm të ulë…

Read More

Ngjarje e rëndë në Francë- Sulm me thikë brenda shkollës- vritet një nxënës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Nantes në Francën perëndimore këtë të mërkurë, ku një sulm me thikë brenda një shkolle të mesme ka përfunduar me një të vdekur dhe tre të plagosur. Sipas njoftimit të policisë franceze, viktima është një nxënës i shkollës, ndërsa autori i dyshuar është një tjetër nxënës, 15…

Read More

Banesë shtëpi, dy ara dhe gati 20 mijë euro kursime në bankë – kjo është pasuria e Faton Pecit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se posedon 378 mijë e 500 euro pasuri të paluajtshme. Peci ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë në vlerë 67 mijë e 500 euro, të cilën ka deklaruar se e ka blerë me kredi, një…

Read More