Për të 24-ën herë, Kuvendi i Kosovës edhe sot do të përpiqet të konstituohet
Kuvendi i Kosovës edhe sot do të vazhdojë seancën konstituive, duke nisur nga ora 10:30. Kjo shënon përpjekjen e 24-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe seancën e kaluar, të enjten, deputetët refuzuan për të pesëmbëdhjetën herë rresht ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi…
