Pagat vjetore mbi 20 mijë euro: A i njihni këta 5 deputetë të VV-së?

Jetmire Vendezi, Milazim Salijaj, Shqipe Isufi, Arta Bajralia dhe Vendenis Lahu, të pestit këta janë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Për katër vite, figurat e përmendura paraprakisht, rrallëherë, për të mos thënë kurrë, janë dëgjuar apo janë parë duke folur në Kuvend apo në ndonjë paraqitje tjetër publike .

A i njihni këta 5 deputetë të VV-së?

Në këtë tekst, do të mësoni më shumë rreth tyre, në rast se nuk ua keni dëgjuar kurrë zërin në seancat e Kuvendit.

Jetmire Vendezi, deputete e VV-së, ka marrë 11 mijë e 346 vota. Anëtare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Ka marrë pjesë në 174 nga 196 seanca.

Ka bërë pesë pyetje parlamentare.

Në deklarimin e saj të pasurisë, Vendezi ka deklaruar 21 mijë e 780 euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës.

Milazim Salijaj, deputet i VV-së, ka marrë 8 mijë e 488 vota në zgjedhje tparlamentare. Bën pjesë në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga platforma “Vota Ime”, ka marrë pjesë në 195 ndga 186 seanca.

Deputeti ka bërë 17 pyetje parlamentare dhe 0 deklarime jashtë rendit të ditës. Deputeti ka deklaruar mbi 2- mijë euro pagë vjerore nga Kuvendi i Kosovës. Veç kësaj, ai ka marrë edhe mbi 2 mije euro meditje, si dhei janë paguar shpenzimet e rrugës pr seanca të Kuvendit e Komisione rreth 335 euro.

Shqipe Isufi, një tjetër deputete e pushtetit, që njëherit është anëtare e Komisionit për Integrim Evropian dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore.

Ajo ka marrë pjesë në 190 nga 194 seanca. Ka bërë gjashtë pyetje parlamentare dhe një deklarim jashtë rendit të ditës, raporton Nacionale.

Deputetja ka deklaruar se merr pagë vjetore 22 mijë e 800 euro nga Kuvendi i Kosovës.

Arta Bajralija, deputete e VV-së që ka marrë 8 mijë e 429 vota në zgjedhjet e fundit, njëherit është edhe anëtare e Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike.

Ka marrë pjesë në 186 nga 196 seanca të Kuvendit.

Asaj nuk i figuron asnjë pyetje parlamentare dhe asnjë deklarim jashtë rendit të ditës.

Deputetja i ka deklaruar 23 mijë e 748 euro të hyra vjetore nga Kuvendi i Kosovës.

Vendenis Lahu, deputet po ashtu jo fort i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje. Ka marrë 9 mijë e 830 vota dhe është anëtar i Komisionit për Mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

Ka marrë pjesë në 188 nga 196 seanca dhe ka bërë vetëm një deklarim jashtë rendit të ditës e 4 pyetje parlamentare.

Deputeti Lahu merr mbi 20 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës.