Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se po ka një tendencë për ta shpërndarë përgjegjësinë pas rezultatit të zgjedhjeve.
Paçarizi tha se nuk e ka përgjegjësinë e njëjtë si kandidati i AAK-Nismës që ka marrë 7 për qind në zgjedhje si kandidati i VV-së, Albin Kurti, me 40 për qind.
“Qytetarët e Kosovës edhe formalisht ia kanë dhënë të drejtën Albin Kurtit për të bërë përpjekje që ta bëjë qeverinë. Ai dhe vetëm ai ka të drejtë që ta bëjë këtë përpjekje”, tha Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se të tjerët do të dilnin qesharak dhe do të dëmtoheshin shumë nëse do ta bënin një kërkesë për formimin e një qeverie.