Pa votat jashtë vendit dhe votat me kusht, VV ka 47 deputetë, PDK 25, LDK 20, AAK-NISMA 8 deputetë

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka publikuar statistika të numrit të deputetëve të partive shqiptare që pritet t’i kenë në kuvend.

Sipas Cakollit, ndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës për partitë shqiptare është si në vijim, pa votat e mërgatës dhe ato me kusht:

1. LVV – 47 deputetë

2. PDK – 25 deputetë

3. LDK – 20 deputetë

4. AAK – 8 deputetë

“Edhe pse ende mbeten në kalkulim rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato jashtë vendit dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal”, sqaron ai.