“O Livia, o lojtare e dobët” – Cilës banore iu drejtua Gjesti në këtë mënyrë?

Gjesti dhe Ola kanë patur një diskutim sot me njëri-tjetrin, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku banori e ka krahasuar atë me Livian.

Këngëtari ka ironizuar Olën pasi qëndron gati gjatë gjithë kohës me Rozanën, ashtu siç rrinte ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“O Livia u bëre me Rozanën”, i thotë Gjesti.

E teksa ky i fundit po e ngacmonte, Rozana i thotë Olës që të mos reagojë, e këtu ndërhyn sërish Gjesti:

“Shiko si të mëson se çfarë të bësh, ti e mbyll gojën se je e dobët”.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: O Livia u bëre me Rozanën

Rozana: Deri dje ishte e mirë Rozi

Gjesti: Livia sot ecën Livia

Ola: Ngri jastëkët ti, bëj punën aty që ke bërë pis

Gjesti: Unë nuk foli shumë, kështu që jo nuk do i ngre se do fle tani. O Livia o lojtare e dobët

Rozana: Mos, mos, lëre

Gjesti: Shiko si të mëson se çfarë të bësh, ti e mbyll gojën se je e dobët