“Nuk mund të akuzohet i burgosuri”, Klinaku i ashpër me Specialen: Banalitete të ZPS-së

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka kritikuar Gjykatën Speciale për aktakuzën e ngritur ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçit, derisa këtë të fundit e ka quajtur edhe “banale”.

“Me të vërtetë është Gjykatë Speciale banale për shkak se të akuzosh të burgosurin se po e pengon drejtësinë, kjo nuk ka ndodhur askund në botë, as në kohën e pushtuesit jugosllav”, ka thënë Klinaku në “Politiko”.

Sipas Klinakut, të gjitha veprimet e ZPS-së përbëjnë banalitet për të cilat gjykatësi nuk duhet rënë pre.

“Po insistoj se kjo është një banalitet që e bën Gjykata Speciale. Këto janë banalitete të ZPS-së dhe gjykatësi s’duhet me ra pre”, ka thënë Klinaku.