“Nuk jemi t’u bo krim”/ Arta Bajrami flet për tabutë e kohës së saj (VIDEO)

Në “Weekend” në Klan Kosova, Arta Bajrami ka folur për paragjykimet që kishte pasur në fillimet e saj si këngëtare.

Ajo ka treguar komentet që kishte marrë në atë kohë, duke thënë se artistët nuk kanë nevojë të fshihen, sepse nuk po bëjnë krim.

Derisa po tregonte për “prapaskenat” e këngës ‘Fiesta’, Bajrami potencoi se në pishinë kishte veshur bikini.

“Kur mendon me pru diçka të re, diçka trendi, diçka të re, na mendojmë qysh me u zhvillu qysh me shku pëpara. njerëzit e kanë përqafu çdo ndryshim, çdo risi, te unë ka rezultu veç pozitivisht”, tha Bajrami.