“Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”, Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë në Fox Radio, ai tha se “nuk mendon se Zelensky është shumë i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”.

Bëhet e ditur se Trump është kritikuar se ka lënë Evropën dhe Ukrainën jashtë bisedimeve me Moskën të martën, shkruan skynews,

Udhëheqës të tjerë perëndimorë kanë paralajmëruar se Vladimir Putin nuk ka “oreks” për paqe, por Trump tha në të njëjtën intervistë se ai beson ndryshe.

“Ai nuk duhet të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

“Sepse po të donte do të merrte gjithë vendin”, shtoi ai.

Kur prezantuesi Brian Kilmeade i tha atij se lufta është faji i Putinit, Trump u përgjigj: “Jam lodhur duke e dëgjuar, do t’ju them se çfarë”.

Ai gjithashtu e përshkroi udhëtimin e sekretarit të tij të thesarit në Kiev javën e kaluar si një “humbje kohe”.