Nora pranon urimin e veçantë për ditëlindje nga Valdrin Sahiti

Këngëtarja Nora Istrefi ka marrë urimin më të veçantë nga dizajneri me famë botërore, Valdrin Sahiti.

Sahiti kishte zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar Norën për ditëlindjen e saj të 39’të.

“Urime ditëlindjen për divën dhe ikonën tonë seksi! Të dua!”, shkroi Sahiti, transmeton Klankosova.tv

Kënga e fundit e publikuar nga Nora është ajo në bashkëpunim me ish-kunatën e saj, Tuna Sejdiu e titulluar “My Love”.

Kënga numëron plot 4.5 milion shikime në Youtube, ndërkaq është komentuar e pëlqyer tejmase.