Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se ka dërguar ndihma në veri të Gazës.
Ajo tha se operacioni përfshinte aeroplanë C-130 të Forcave Ajrore të SHBA dhe ushtarë të ushtrisë amerikane të specializuar në shpërndarjen ajrore të ndihmës humanitare.
Ndihma, e cila përfshinte 27 mijë 600 vakte dhe 25 mijë 900 shishe ujë, u hodh në Gazën veriore, “një zonë me nevojë të madhe, duke lejuar qasjen e civilëve në ndihmën kritike”, tha Centom.
“Avionet humanitare të DoD kontribuojnë në përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve partnere për të lehtësuar vuajtjet njerëzore. Këto fluturime janë pjesë e një përpjekjeje të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë të planifikojmë vazhdimin e dërgesave ajrore”, shtoi Komanda Qendrore e ShBA-së.