Në Përlepnicë të Gjilanit, Policia e Kosovës ka hasur në dy shtetas të Shri Lankës.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, fillimisht kanë pikasur në një veturë të cilën në momentin që deshën ta ndalonin ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të ik.
Në një largësi i dyshuari ka braktisur veturën që i përket një personi mashkull të Serbisë dhe ka ikur në këmbë.
Ndërkaq, në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente.
Policia njofton se gjatë bisedës me shtetasit e huaj, kanë mësuar se ata kanë hyrë me atë veturë nga Serbia në Republikën e Kosovës.
“Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, ndërsa për shtetasit e huaj është njoftuar Njësia për Migrim të cilëve u është lëshuar vendim për qëndrim dy-javor në Republikën e Kosovës e më pas janë liruar. Rasti në hetime”, njofton Policia e Kosovës.