Një person gjendet i vdekur në Bogë të Pejës, dyshohet se u sulmua nga kafshët e egra

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel në Bogë të Pejës.

Siç raporton teve i ndjeri ka qenë afër një hoteli, e cila është një zonë shumë e vështirë për t’u kaluar për arsye të borës.

Sipas burimeve, i ndjeri është gjetur pak metra më larg pa shenja jete dhe dyshohet se është sulmuar nga kafshët e egra.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë njësitë e hetimeve rajonale.

“Fshati Shkrel, ne bjeshket e Rugoves, eshte gjetur nje trup i pajete i nje personit, jane ekipet duke shikuar rastin, rreth ores 15:00,  jemi kontaktuar nga nje qytetar. Ne vendin e ngjarjes jane njesitet e hetimeve rajonale”, tha për tëvë1 zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.