Transferimi i Mason Mount nga Chelsea te Manchester United në verën e vitit 2023, për të cilin klubi pagoi 64.2 milionë euro, doli të ishte një nga më të këqijtë në historinë e këtij klub.
Ish-lojtari i Manchester United, Paul Parker ka kritikuar transferimin e Mount dhe e ka quajtur atë një katastrofë, duke pretenduar se ai nuk e ka të qartë se në çfarë është i zoti Mount dhe se nuk është në nivelin për të luajtur për këtë klub.
“Mason Mount është një nga transferimet më të këqija në historinë e futbollit. Është fjalë për fjalë një katastrofë. Ai është një katastrofë, dhe ai ishte në Chelsea, kështu që nuk mund ta kuptoj pse Man United vendosi ta sjellë atë. Gjithmonë kam thënë se nuk e di se cili është pozicioni i tij më i mirë. Nuk e di se në çfarë është i mirë ai, dhe më keq, nuk e di”, deklaroi ai.
Mount ka luajtur 403 minuta në 12 ndeshje këtë sezon, që është modeste në krahasim me performancën e tij te Chelsea, ku shënoi 33 gola dhe dha 35 asistime në 195 paraqitje.
Ai u lëndua në shumicën e kohës, gjë që ia uli më shumë vlerën klubit.
Parker beson se Mount nuk po e ndihmon ekipin dhe se do të ishte më mirë që të gjitha palët të gjenin një zgjidhje për largimin e tij.
Paul Parker luajti kryesisht si mbrojtës dhe periudha e tij më e suksesshme ishte te Manchester United nga viti 1991 deri në 1996, ku fitoi dy tituj të Ligës Premier, FA Cup, Kupën e Ligës dhe Charity Shield.
Ai ka luajtur edhe për Fulham dhe Queens Park Rangers, ku mori ftesë edhe në kombëtaren e Anglisë.
Parker luajti në Kupën e Botës 1990 në Itali, ku ai ishte një lojtar i rëndësishëm për ekipin e Anglisë.