Në Ferizaj gjatë javës së kaluar janë ndarë mbi një mijë gjoba dhe janër regjistruar 29 aksidente me 14 persona të lënduar.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 17 – 23.02.2025, janë shqiptuar 1,009 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 8 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 29 aksidente, nga të cilat: 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona, 17 aksidente me dëme materiale”.
