Një adoleshent ka vdekur dhe katër persona të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në Austri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale pranë sheshit kryesor të Villach, një qytet jugor afër kufirit me Italinë dhe Slloveninë.
Viktima ishte 14 vjeç dhe i dyshuari është një azilkërkues sirian, i cili është ndaluar, njoftoi agjencia e lajmeve AFP duke cituar një zyrtar policor.
“Një burrë sulmoi rastësisht kalimtarët me thikë,” i tha AFP zëdhënësi i policisë, Rainer Dionisio.
Një punonjës transporti që drejtoi automjetin e tij drejt sulmuesit ndihmoi në parandalimin e më shumë lëndimeve, tha zëdhënësi i policisë për ORF, transmetuesin kombëtar të Austrisë.
Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së një sulmuesi të dytë, shtoi ORF.
Transmetuesi tha se dy nga katër personat e plagosur ishin në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende ndonjë motiv apo lidhje midis vrasës me thikë dhe pesë viktimave, megjithëse ORF raportoi se policia e ekstremizmit ishte caktuar për të hetuar rastin.
Guvernatori Peter Kaiser i Carinthia – rajoni ku ndodhet Villach – e përshkroi sulmin si një “mizori të paimagjinueshme”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.