Nis bashkimi i qytetarëve: Propozimi për shtrenjtimin e rrymës kundërshtohet fuqishëm, përmenden protestat masive

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit te Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka nxitur reagime të ashpra në vend. Rritja e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill po shihet i papranueshëm. Derisa opozita dhe shoqëria civile kanë kritikuar Qeverinë Kurti për një gjë të tillë, qytetarët kanë filluar organizimin për të kundërshtuar shtrenjtimin.

Luan Hasanj nga “Lets do it Kosova” ka filluar fushatën “asnjecentmeshume”, ku i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bashkohen për të kundërshtuar këtë propozim.

Ai ka vlerësuar se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohë është i padrejtë.

Zyra e Rregullatorit te Energjise po propozon rritjen e cmimit te energjise elektrike per 15%. Ne nje kohe te veshtire ekonomike, kjo eshte e padrejte dhe e papranueshme! E kemi nisur fushaten #AsnjeCentMeShume per ta kundershtuar kete vendim. Bashkohuni ne grupin tone dhe ndihmoni qe zeri yne te degjohet! 1. Bashkohu ne gru. 2. Shperndaje posterin me hashtag-un #AsnjeCentMeShume. 3. Tag ZRRE dhe Qeverine e Kosoves. Ne jemi qytetaret dhe kemi te drejte te themi: Asnje cent me shume!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.