Produksioni Ardi, përmes kanalit të tij në platformën You Tube, që nga sot fillon me publikimin e projekteve të reja.
“Nipat te Daja”, është titulli më i ri, ku nëpërmes ngjarjeve të së kaluarës pasqyrohen realitete të hidhura të cilat janë përjetuar nga populli ynë!
Produksioni Ardi i udhëhequr nga Afrim Sekiraqa, ka grumbulluar rreth vetes një grup punues shumë të përkushtuar!
Skenarin e këtij projekti e ka bërë tashmë bashkëpunëtori i rregullt i Produksionit Ismail Fazliu, ndërsa emra pjesëmarrës në aktrim janë: Gani Hamza, Sadat Jakupi Emine Imeri, Emin Sahiti, Gadaf Basha, Albana Thaqi, Elona Zeka, Zeqir Aliçkaj, Erjon Shala etj.
Derisa muzika është realizuar nga Muhamet Selimi e Driton Fazliu.
Qytetarët tanë sigurisht kanë nevojë të lirohen sado kudo nga dinamikat e shpejta e stresuese që jemi duke i përjetuar çdo ditë.
Andaj ju ftojmë të gjithë të interesuarve që të ndjekin këtë projekt i cili transmetohet çdo të enjte nga ora 19:00, ku besojmë thellë se do të mirëpritet nga shikuesit besnik të tregimeve popullore!
PER VIDEO KLIKO KETU