Gazetarja Lorina Dula në “Weekend” në Klan Kosova tha se futbollistët që kalojnë tek Kombëtarja shqiptare nuk duhet të quhen “tradhtar”.
Sipas saj, ata po shkojnë tek “nëna Shqipëri” dhe jo te ndonjë Kombëtare tjetër.
“U stërdiskutua Etnik Brruti, për mendimin tem nuk është tradhtar nëse shkon me lujtë për një Kombëtare shqiptarë, nëse Etnik Brruti është tradhtar çka mund të quhet Granit Xhaka, i cili nuk luan as për Shqipërinë”, tha Dula.
“Nuk duhet të quhet tradhtar një futbollst që kalon tek Kombëtarja, nuk jam me ata. Ne jemi një”, tha Lorina Dula, transmeton Klankosova.tv
