Nënshkruhet kontrata një burimore, Presidenca jep afro 10 mijë euro për dekorim të zyrës

Presidenca e Kosovës ka dhënë një tender afro 10 mijë euro për dekorim të ambineteve të sajë për festat e fundvitit. Ky tender i është dhënë një kompanie pa pasur fare konkurrencë, shkruan Demorkacia.com.

Në një vend ku shumë qytetarë po luftojnë me vështirësitë ekonomike, Presidenca e Kosovës ka vendosur të ndajë një tender prej afro 10 mijë eurosh për zbukurimin e ambineteve të sajë me rastin e festave të fundvitit. Ky tender, që do të përdoret për ndriçimin dhe dekorimin e ambienteve, është dhënë pa asnjë konkurrencë, duke e nxitur dyshime lidhur me transparencën e procesit.

E punën për dekorim të ambienteve ia kanë besuar një kompani, që ka qenë e vetme në garë. Kontrata me këtë kompani është nënshkruar gjatë ditës së djeshme

“Shërbime për dekorimin e ambienteve të Presidencës me rastin e festave të fundvitit. Data e dhënies së kontratës 03.12.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 04.12.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata FINESË DESIGN. Vlera e përgjithshme e kontratës 9,676.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Sipas përshkrimit të tenderit, përpos ndriçimit të kabinetit të saj, Presidentja ka planifikuar të ndriçojë edhe hyrjen dhe oborrin e ndërtesës. Jashtë, do të dekorohen bredhat e vegjël të oborrit, ndërsa brenda do të vendosen bredha të veçantë dhe dekorime të rafteve.

Janë dhenë edhe disa detaje se si do të duket bredhi dhe dritat që do të vendsoen në Presidencë.

“Montimi dhe mirëmbajtja e bredhit kualitativ dekorativ artificial me degë montuese.  Bredhi duhet të jetë i punuar nga konstruksioni metalik. Bredhi montues duhet të ketë dimensione: 2.5-4m lartësi. Në çmim të përfshihen elementet dhe dritat dekorative”.

Edhe në oborret e jashtme do të ketë dekorime.

“Montimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit dekorativ në gilinderat e shkallëve. Gjelbrimi dekorativ duhet të përmbaje elemente dhe drita dekorative. Montimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit kualitativ dekorativ në shtyllat në hyrje të presidencës. Dimensionet e stubave janë 3.8×0.55m. Gjelbrimi duhet të përmbajë drita dekorative.

Po ashtu edhe në muret dhe fasden e jashtme do të vendosen disa drita dekorative.

“Dekorimi të fasadës së objektit të presidencës me drita dekorative IP65. Dimensionet e objektit janë 20x20m  – Kabllot duhet të jenë izoluese , rezistent ndaj shiut  për ambient të jashtëm. Dekorimi i rafteve brenda zyrave të presidences me elemente të ndryshme dekorative. Dekorimi dyerve brenda zyrave të presidencës me  gjelbërim dhe  elemente të ndryshme dekorative./Demokracia.com/.