Nëna 42-vjeçare v*et foshnjën e sapolindur: E futi në qese dhe e h*dhi në lumin e Tapizës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.

Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka mbështjellë trupin e foshnjës dhe e ka hedhur në lumë.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan TCH.
KLIKO KETU PER VIDEO