Shumë ndeshje të Kupës së Kosovës zhvillohen sot nga ora 12:00.
Skuadra e Dritës dje luajti ndaj Rahovecit dhe e mposhti me shifrat 0:3, kurse sot zhvillohen të gjitha takimet tjera të rrethit të 1/16 në Kupën e Kosovës, shkruan indeksonline.
Takime interesante pritet të jenë ato mes Gjilanit-Lirisë, Trepçës ’89-Suharekës, Istogut-Feronikelit e shumë të tjera.
Të gjitha këto takime do të zhvillohen nga ora 12:00.