Ndalohet serbi në Jarinjë, prezantoi dokumente sllovene që dyshohet të jenë false

Një shtetas i Serbisë ëshë ndaluar dje në pikën kufitare të Jarinjës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari në fjalë ka prezantuar dokumente sllovene që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, ndërsa dokumentet dhe vetura janë konfiskuar.