Prokuroria në Mitrovicë në dy raste të ndara ka ndaluar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.
“Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
Ndalje të ndihmës sociale e largim të vajzës nga puna, Policia e Prokuroria japin detaje si u shantazhuan dy votues në Veri
Prokuroria në Mitrovicë në dy raste të ndara ka ndaluar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.
“Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
Lidhur me këto dy raste ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Në Zubin Potok janë arrestuar katër gra pasi dyshohet se e kanë thirrur në telefon një person dhe i kanë kërkuar ta votojë një subjekt politik në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale.
Është sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë.
Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
“CENIM I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE- Zubin Potok / 08.02.2025 – 14:00. Janë arrestuar kate të dyshuara femra kosovare për shkak se të njëjtat dyshohet se e kishin thirrur në telefon një ankues/k, dhe i kishin kërkuar ta votojë një subjekt politik, në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit objektin e Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok janë sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një tjetër person i cili dyshohet se e ka shantazhuar një person që nëse nuk e voton një subjekt politik do ta largojë nga puna vajzën e tij.
“Sheshi Car Llazar, Mitrovicë Veri / 08.02.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari/k, se i njëjti i kishte thënë ankuesit/k se nëse nuk e voton një subjekt të caktuar politik do ta largojë nga puna vajzën e ankuesit. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një llap-top dhe dy telefona. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”