Nagavci rrëshqet sërish, kësaj here në drejtshkrim

Panelisti Ali Sefaj ka deklaruar se ministrja e arsimit Arbërie Nagavci ka ardhur në Gurrakoc për përurimin e qenefave në shkollën “Mithat Frashëri”.

Megjithatë, ministrja i ka reaguar në Facebook Sefajt, duke i shkruar se këto nuk qëndrojnë, por prapë duke rrëshqitur në drejtshkrim, njofton Klankosova.tv.

“Kjo nuk qëndron. Nuk kam koment përveç që më vjen ‘sham’ keq që flisni të pavërteta, ishte shkrimi i Nagavcit.

 

 

Ndërkohë, gazetari Kushtrim Bekolli e ka komentuar këtë ngjarje duke thënë: “Shpresojmë se është një gabim teknik dhe jo një gabim drejshkrimor”.