Gazetarja Rina Mujku ka thënë që ish-presidenti Hashim Thaçi mund të vijë në Kosovë në ditët në vijim.
Ajo tregoi për dallimin e rastit të Kadri Veselit dhe të atij të z. Thaçi të cilët po gjykohen në Hagë, teksa tregoi se si mund të ndodhë që Thaçi të vijë sërish në Kosovë ndonëse nuk arriti të vinte kur i vdiq i ati.
“Ky është dallimi i parë mes z. Thaçi dhe z. Veseli dhe lidhja pse ishim të sigurt se ai nuk do të lejohej të vijë, mbase do të vijë në ditët e ardhshme dhe nëse z. Thaçi lejohet që të vijë”, ka thënë Mujku në Rubikon të Klan Kosovës duke iu referuar shpjegimit të saj të cilin mund ta ndiqni në video.
“Natyrisht se po [që ai mund të vijë] nëse marrim parasysh edhe z. [Jakup] Krasniqin, edhe z. Haxhi Shala, sepse janë gjithsej 13 vizita të kësaj natyre humanitare që janë lëshuar deri sot nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë