“Veprim i ndytë fëmijëror…i papranueshëm…idiot tipik…shko në shtëpi”.
Kështu u shpreh një nga vrojtarët dhe analaziuesit më objektivë të zhvillimeve ekonomike në vend, Shenoll Muharremi, referuar një opsioni të lansuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, që përkthehej si “kush nuk i do 100 eurot, të mos i merr, qe linku”.
“Albin Kurtit nuk i duhen shumë armiq nga jashtë me këto sjellje të ministrave të tij. Gjatë karrierës mbi 20 vite në politika publike dhe qeverisje, asnjëherë nuk kam parë, as në Kosovë e as jashtë, një veprim më të ndyrë e fëmijëror, të paskrupullt sesa ky! Ky trajtim dhe kjo sjellje ndaj qytetarëve është e papranueshme. Paratë nuk janë të xhepit të ministrave, por tonat, të popullit dhe bizneseve”, shkroi Muharremi.
“Qytetarët, të cilët po përballen me kriza financiare, kanë nevojë për 100 euro, sepse fuqia e tyre blerëse është shkatërruar nga inflacioni dhe çmime astronomike vitet e fundit. Ata duhet të paguajnë për barna dhe energjinë elektrike. E ky ministër del tani dhe bën hajgare me popullin: ‘A po i doni a nuk po i doni paret! Idiot tipik. Qytetarët nuk po thonë që nuk u nevojiten 100 euro… Por ne kemi thënë që t’i ndash ng’a 100 euro për mbi 570,000 persona në kohë fushate zgjedhore është korrupsion elektoral. 57 milionë euro pa asnjë planifikim paraprak. Shko në shtëpi!”, shkroi Muharremi.