Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se një shtetas i Kosovës, me iniciale E.B., është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, personi i ndaluar ka pasur masë “arresti” me kërkesë të Interpolit.
“Mund t’ju konfirmoj se dje 14.02.2025 në pikëkalimin kufitar Bllacë, me kërkesë të Interpolit është arrestuar shtetasi i Kosovës E.B. (55) . I njëjti u është dorëzuar zyrtarëve policor të Interpolit për procedurat e mëtejshme, thuhet në njoftimin e MPB-s për Klan Kosova.
