Shkencëtarët kanë gjetur se personat të cilët bëjnë mbi 9 orë gjumë janë të rrezikuar nga humbja e kujtesës.
Një numër i madh i studimeve ka treguar se mungesa e gjumit, mund të shkaktojë sëmundjen e Alzhemierit. Mirëpo, së fundmi shkencëtarët dhe hulumtuesit kanë gjetur se edhe gjumi i tepërt i vë personat në rrezik për të zhvilluar kujtesë të dobët.
Ata kanë gjetur se njerëzit që bëjnë gjumë 9 apo edhe më shumë orë kanë treguar një rënie specifike në kujtesë dhe në aftësinë e gjuhës. Mirëpo, ata që bëjnë 6 orë e më pak, po ashtu janë në rrezik për zhvillim të dobët të kujtesës.
